Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, është takuar me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, dhe ambasadorin amerikan, Donald Lu, për t'i nisur drejt Kryeministrisë për një takim me kryeministrin Edi Rama.
Më pas, ai do të takohet me kryeparlamentarin Ilir Meta dhe më ministren e Integrimit, Klajda Gjosha.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Fleckenstein komentoi protestën e opozitës, duke u shprehur se vendi i çdo partie politike është në Parlament.
“Protesta duket e qetë. Vendi i çdo force politike është në Parlament. Do takoj Bashën dhe do diskutojmë, por nuk do negocioj”, ka thënë ai për mediat.



