
Gjirokastra është shndërruar këto ditë në qendrën mbarëkombëtare të shahut. Rreth 200 sportistë nga Shqipëria dhe Kosova po marrin pjesë në Festivalin Kombëtar të Shahut, ku për një javë do të zhvillohen disa nga kampionatet më të rëndësishme të këtij sporti.



