Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një statusi ka njoftuar mbi stërvitjen njëjavore të Policisë Ushtarake në bazën e Pashalimanit. Duke folur në MCN Live eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha përmes këtij mesazhi ministri të jep përshtypjen sikur paralajmëron për një destablitet. Sipas Softës kjo mund të lidhet me paralajmërimet e opozitës për lëvizje në territor, dhe duket sikur kemi një mesazh të ministrit të Mbrojtjes për kundërpeshë.
Policia ushtarake vepron në bazë të ligjit, ka misionin dhe veprimtarinë e saj. Në thelb ka ruajtjen e objekteve dhe sigurive e objekteve të saj dhe përreth objekteve të saj për elemente të sigurisë. Nëse flasim për një stërvitje të policisë ushtarake, me misionin e saj, apo me këtë status që ministri ka shkruajtur, që do merret me kontrollin dhe ngritjen e pikave për t’i praktikuar këta në disa zona urbane, ai duhet ta specifikojë që nuk flasim për zona urbane, por për zona ku janë reparte ushtarake, që janë në pronësi dhe përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes.
Dimë që dikur baza e komandës ka qenë Sauku dhe lëvizja në afërsi të aeroportit, u bë kur u krye grabitja e Rinasit. Ata e motivuan lidhur me një marrëveshje në kuadër të NATO-s, që ka për detyrë ruajtjen e porteve, aeroporteve dhe pikave strategjike. Ky status i ministrit të jep përshtypjen sikur paralajmëron për një destabilitet. Nëse do thoshte në kuadër të stërvitjeve rutine që Ministria e Mbrojtjes ka, për shkak të situatave të ndërlikuara, apo të rënduara, konflikti në Kosovë, lufta në Ukrainë, lufta në Izrael, e të gjitha këto situata që duhet t’i testojë strukturat. Por kur ne themi për kontrollin e pikave në zonat urbane, të jep një përshtypje, që ndoshta lëvizja e opozitës, apo tentativat që opozita thotë që thotë do kemi lëvizje në territor, ky duket sikur është një kundërpeshë apo mesazhi që jep në mënyrë shumë të rafinuar.
Informacionet vijnë dhe i disponojnë strukturat, Policia, SHISH, sigurisht edhe ushtria. Unë këtë status do ta interpretoja, që nëse ushtria do rishikojë strukturat, sigurinë e reparteve ushtarake. Policisë ushtarake mund t’i shtohen kompetencat. Një projekt është diskutuar dhe është hedhur në opinion, për sa i përket kontrollit të ruajtjes në afërsi të objekteve ushtarake. Rasti konkret për ngritjen e pikave të kontrollit në pikat urbane, s’e kuptoj pse duhet të përgatitet policia ushtarake”.



