
Ashtu siç paralajmëruan disa ditë më parë avokatët kanë dalë në protestë përpara KLGJ. Ky tubim nisi orën 11:00 dhe përfundoi pak minuta më parë me një deklaratë të Maks Haxhisë.
Avokati Islam Ismaili i pranishëm në këtë tubim tha për MCN Live se harta e re gjyqësore i bën dëm kolosal njerëzve duke e bërë të paaksesueshme të drejtën e tyre. Ismaili duke vijuar logjikën e tij tha se qeveria kërkon mendimin e ekspertëve pasi merr vendimin.
Jam anëtar i Dhomës së Avokatisë, në protestë jemi kundër hartës së re. I shton dëm kolosal njerëzve duke e bërë të paaksesueshme të drejtën e tyre. Më duket anti popullor. Kurbini i përmbush të gjitha kriteret, në përjashtim të numrit të gjyqtarëve. Me rezulton që kjo reformë bëhet për të mërzitur popullin shqiptar dhe jo për t’i zgjidhur hallet. Avokatët e kanë ndëmarrë këtë reagim në interes të qyterëve. Më erdhi turp kur Manja tha se qytetarët do e ndjejnë efektin pozitiv. Në fushën politikën e kanë ndritur me 'Open Ballkan'. Dhe në fushën ekonomike dhe sociale gjithashtu.
Në fushën sociale, mbi 70% e popullit po diskuton ekzistencën. Duket se qeveria paguhet për t’i shërbyer vetes dhe jo popullit.
Sensibiliteti me këtë çështje nuk mund të argumentohet nga qytetarët e thjeshtë. Në Bashki dhe Këshilla Bashkiak nuk është kërkuar ndonjë mendim. Komuniteti i avokatëve nuk është pyetur. Qeveria pasi i bën fakt të kryer gjërat pastaj bën sikur i pyet.
Po marr Kurbinin. Kurbinit i takon të ketë 8 gjyqtarë, godinën e ka , pse kërkon ta shkrijë. Kam idenë që krijohet një ngërç që edhe 3 vjet të tjera nuk sistemohen gjërat. Gjyqtari duhet të japë drejtësinë çdo gjykata. Dhe arsyetimi i Manjës që ndryshon gjykimi nuk është me baza.
Dhoma Kombëtare dhe Vendore e kanë bërë detyrën e tyre shumë mirë. Ne jemi paraqitur këtu me argumente.
Kur konstatohet se një reformë është e dëmshme detyrimisht duhet që ne të jemi në rrugën e duhur dhe ne do e përmbushim detyrën që të bëhet më e mira për ata që e përfitojnë shërbimin.
Njerëzit me moral të dobët ka pasur dhe do të ketë. Pa moral s’ka drejtësi. Njerëzit e pamoralshëm mund të jenë ekselentë, por nëse skanë moral atëherë nuk vlejnë.
Ligji i Avokatisë i ka të caktuara detyrat e avokatit. Fjala sekser në Gjykatë s'duhet të ekzistojë. Gjykatësi kontakon me avokatin me vendimin gjyqësor.
Ne jemi të detyruar që për t’i zgjidhur çështje të drejtohemi në zyrat e kujdo sidomos kur shkelen afatet. Avokat duhet të jetë i ndershëm me avokatin e tij.
Haxhia është shprehur se janë të vendosur që hartën e propozuar nga KLGJ ta dërgojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese për të parë ligjshmërinë e kësaj harte. Ky është hapi i ardhshëm. Në ditët në vijim do të mblidhet këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Komiteti i Disiplinës pezulloi një avokat të Fierit ndërkohë që edhe disa të tjerë janë në proces.
Në përmbylje të këtij tubimi, në heshje dhe paqësor, dua t’ju falenderoj për nivelin e kulturës profesionale dhe qytetare. Jemi krenar se u veçua si nivel i lartë, jo vetëm professional, por edhe qytetar. Dua t’ju them që në ditët e para të javë do të mblidhet Këshilli i Përgjithshm për një qëndrim përfundimtar.



