Jennifer Lopez dhe partneri saj Alex Rodriguez janë bashkuar me protestën “Black Lives Matter” ditën e diel duke ecur me pankarta në duar.
“Duhet të këmbëngulim në atë që besojmë dhe të luftojmë ndaj padrejtësive në botë”, shkruan J Lo në Instagramin e saj.
Gjithashtu dhe Rodriguez shkruan se janë të lumtur që ecin përkrah njerëzve që po ngrenë zërin për një problematikë kaq të madhe. “Krenar që ecim përkrah jush, dhe të ndajmë bashkë mesazhe kaq të rëndësishme”, shkruan Alex Rodriguez.



