Avokati i Fredi Beleri, Geni Gjyzari, për provat ndaj klientit të tij dorëzuar në SPAK, thotë se janë të falsifikuara.
Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se seanca e djeshme me fjalën e Belerit se ka pasur pretendime për procesin gjyqësor, kryesisht për trupën gjykuese, ku kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi.
Avokati shtoi se gjyqtarja administroi dy dëshmitë kontradiktore të vëllait të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Abdyl Rama.
Sipas tij, vetëm pasi administroi dëshmitë e falsifikuara gjyqtarja dha dorëheqjen, por se kryetarja e gjykatës së Apelit nuk ia pranoi.
Prokurori Kondili i cili këmbëngul që këto akte të falsifikuara të qëndrojnë në proces, për ta mbajtur të arrestuar Belerin.
Dëshmitë e falsifikuara të vëllait të bashkëpunëtorit Abdyl Rama, që nuk e gjeti prokuroria, por ia administroi dëshmitë. Kemi bërë ankimimin ndaj akteve.
Gjyqtaren e përjashtoi anëtari tjetër i trupit gjykues, Erjon Çela. Kur ke trupin gjykues të paragjykuar për çfarë do ndodhë, nuk mund të zhvillosh një seancë normale.
Kishin vënë një individ, sikur ishte Arsen Rama në një takim me Fredi Belerin. Kjo është e pavërtetë. Morën raportin që analizon videon dhe thonë se ky është filani.
Ne u thamë se e kemi gjetur se kush është ky person dhe do e thërrasim në seancën tjetër, nuk na lejuan të sjellim në seancën e radhës.
Prokuroria foli çfarë kishte për të folur, se kanë pasur në dispozicion një telefon i të akuzuarit tjetër Pandeli Kokaveshi.
E kanë gjetur në një makinë, e kanë thënë është i Pandeliut dhe thonë të dhënat që janë marrë janë qesharake.
Prokuroria vetë nuk aludoi për dokumentacion në Greqi, por gazetarët e nxorën këtë lajm.
Iu thamë se keni hapur një telefon të panevojshëm dhe bisedat janë të Pandeliut, i cili ka jetuar vazhdimisht në Athinë, ku ka kryer një transplant zemre në një spital.
Telefoni për çështjen nuk është i nevojshëm. Nuk ka lidhje të zbërthesh telefona kur flasin familjarë në telefon me njeri tjetrin. Janë 600 faqe biseda telefonike të panevojshme.
Belerit ja kanë marrë telefonit që kur e arrestuan. Këta pa bërë gjë të montojnë momente të tilla.
Nuk kanë çfarë të bëjnë me telefonin se pretendohet se vepra penale është kryer në flagrancë. Cilët janë njerëzit që u morën me përgjimet? Ku u gjetën pajisjet për përgjimet.
Nuk ka procesverbal për përgjimet. Është komplet një ngjarje e krijuar që nga fillimi.
Nuk ka asnjë moment që të ofrohen dokumente greke në këmbim të votës. Nuk bëhen po qe se nuk i pret asaj etnie. Është pjesë e propagandës.
I gjithë problemi është korrupsion zgjedhor, a kanë prova për korrupsion zgjedhor?
Pikërisht se nuk kanë nga këto, kalojnë jo dokumenti, jo përgjimi i telefonit.
Këta duket sikur e lexojnë humorin e Kryeministrit dhe ashtu zhvillohet dhe seanca, sikur Kryeministri të dalë me humor çdo gjë, do mbyllet.
Gjyqtarët dhe prokurorët janë të detyruar të përdorin dokumente të falsifikuara në proces.
Dy individë që janë marrë me këtë punë, kanë tërhequr prokurorinë në këtë çështje penale, kanë bërë rolin e prokurorit.
Aktet e falsifikuara janë katër dhe qëndrojnë në këtë dosje. Këta i japin orar përgjimit me shkresa të falsifikuara. Duan bashkinë me çdo kusht.
Bashkitë nëse do e mbante dy javë, mund ta shkarkoje për arsye të tjera, por jo me burg.
Herën e kaluar në vitin 2021 e realizoi nëpërmjet KQZ e eliminoi nga gara.
Kësaj radhe nuk mundën dot me gjëra të tjera, por merr dy policë që tërhoqën policinë në veprim, me dhunë dhe presione të jashtëzakonshme.



