Sulmet kibernetike, krijohet një strukturë e re në Policinë e Shtetit

Sulmet kibernetike, krijohet një strukturë e re në Policinë e Shtetit

Një strukturë e re do të krijohet në Policinë e Shtetit, përballë sulmeve kibernetike me të cilat po përballet vendi.

MCN mëson se struktura e re do të përfshijë sektorë të krimeve kompjuterike e njohur si Njësia C, në rang të 12 drejtorive.

Kjos strukturë vjen ndërkohë që aktualisht ka vetëm një të tillë në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në Policinë e Tiranës.

Në rast të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjete sociale ose kompjuter për një denoncim si në Shkodër, Vlorë apo Sarandë, çdo qytetar i dëmtuar do duhet të vinte deri më tani në Tiranë në Drejtori të Përgjithshme, por nga viti 2023 kjo gjë do të ndryshojë.

Referuar statistikave krimet kibernetike e kompjuterike njohën një rritje me dyfishim se afro 40.8% nga 2020 në 2021. Ky trend mbetet i tillë edhe përgjatë 2022.

Vetëm në janar-gusht në njësinë e krimeve kompjuterike në Tiranë, ndërhyrje të paligjshme kryesisht në rrjetet sociale janë shënuar mbi 700 raste të kallëzuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy