Covid-19/ Në 24 orë, 9 viktima dhe 321 raste të reja

Covid-19/ Në 24 orë, 9 viktima dhe 321 raste të reja

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 321 raste të reja. Shifra ka dalë nga 1 446 testime të kryera. Ndërkohë, numri i viktimave është i njëjtë me atë të një dite më parë. Nëntë qytetarë kanë humbur jetën në jetën 24 orët e fundit: një 44-vjeçar, një 70-vjeçar, 71-vjeçar, 78-vjeçar, dhe dy qytetare 84-vjeçare nga Tirana, një 67-vjeçar nga Mallakastra, një 74- vjeçar dhe një 82-vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në 3 spitalet Covid po trajtohen 328 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
173 raste në Tiranë, 22 në Kavajë, nga 12 raste në Korçë, Pogradec, 11 në Fier, 10 në Vlorë, 9 në në Elbasan, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Gramsh, nga 6 raste në Durrës, Sarandë, nga 4 raste në Berat, Mat, Kuçovë, nga 3 raste në Lezhë, Gjirokastër, Përmet, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Has, Mallakastër, Kamëz, Peqin, Kolonjë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Delvinë, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 121 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11 367 që nga fillimi i epidemisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy