Samiti, Hasani: Takim i militantëve të Rilindjes. Nuk u trajtua asnjë problem i diasporës (VIDEO)

Samiti, Hasani: Takim i militantëve të Rilindjes. Nuk u trajtua asnjë problem i diasporës (VIDEO)

Avokati Naim Hasani tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se samiti i Diasporës ishte një takimi i militantëve të Rilindjes që i shërben kryeministrit Rama për të treguar pompozitetin e tij në Shqipëri. 

 

Sipas Hasanit, në atë samit nuk trajtohej asnjë problem i diasporës. 

 

Samit partiak, që i shërben Ramës, qeverisë së tij për të treguar pompozitetin, mbretërinë e tij në Shqipëri. Ishte një takim i militantëve të Rilindjes. Ishte imitim partiak. Nuk është as fushatë elektorale, Rama është mjeshtër i manipulimit të sistemit mediatik dhe kjo nuk është e re. Samiti ishte takim rilindësish dhe patronazhistësh. Nuk kishte asgjë për diasporën, asnjë hall apo problem nuk trajtohej aty. Dirigjuesi i këtij samiti është përgjegjës për largimin e mijëra shqiptarëve së bashku me politikanë të tjerë. 

 

Mesazhet e Ramës janë mesazhe të një lideri suprem, që është i pakonkurrueshëm në elitën politike për momentin. Është fatkeqësi që ai përdor dhe diasporën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy