Rama: Çështja McGonigal nuk ka lidhje me mua, nuk ka asnjë akuzë për personin tim

Rama: Çështja McGonigal nuk ka lidhje me mua, nuk ka asnjë akuzë për personin tim

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një komunikim me emisionin “Të paekspozuarit” në MCN Tv, dha se lidhur me aludimit e fundit për implikime me cështjen Mc Gonigal, nuk ka të bëj asgjë me të.

Rama u shpreh se McGonigal-in e ka takuar me kërkesën e tij dhe e ka pritur në zyrë, ku ka pasur një bashkëbisedim miqësor.

Kryeministri theksoi se aktakuza nuk flet për asnjë implikim të tij, apo edhe të vetëkorrupsionit nga McGonigal, i cili akuzohet për mashtrim.

Mc Gonigal e kam takuar në zyrën time, ai nuk ka ardhur si person privat, dhe as nuk kam bërë biseda private me të.

Atë e kam takuar me kërkesë të tij, e kam pritur në zyrë kemi pasur bashkëbisedim miqësor në terma të përgjithshëm, më ka treguar se puna e tij ka në fokus influencën ruse, kemi folur për rajonin dhe influencën ruse dhe pastaj takimet e tjera kanë qenë takime që kanë ardhur si rezultat i pranisë së tij këtu ose pranisë time Në SHBA dhe më ka ftuar në zyrat e FBI-së në New York. 

Aktakuza nuk thotë asgjë lidhur me ndonjë implikim timin jo e jo, Aktakuza nuk flet për asnjë lloj korrupsioni të askujt. Aktakuza nuk ka asnjë lidhje me mua dhe me asnjë zyrtar.

Kjo nuk ka lidhje me mua apo qeverinë time. Për sa më takon, asnjëherë nuk i kam vënë në dispozicion informacion apo nuk i kam kërkuar ndonjë shtysë zotërisë në fjalë sepse nuk kisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy