Studentë të Fakultetit të Histori-Filologjisë kanë folur në MCN Live lidhur me ndikimin që ka pasur pandemia në studimet e tyre. Një studente e vitit të tretë tregon se problematikat me pandeminë në vitin e dytë kanë lënë boshllëqe duke krijuar vështirësi në mësime.
Jam studente e vitit të tretë. Për momentin është më mirë sepse jemi kthyer në auditor. Në vit të dytë kishim vështirësi në mësimin Online.
Është ndryshe kur e ke pedagogun përballë. Në periudhën para pandemisë ishte shumë mirë.
Viti i dytë ishte një problem sepse ishte pandemia. Tani në vit të tretë kemi pak vështirësi sepse nuk kemi mësuar shumë mirë ato të vitit të dytë”.
Një tjetër studente e pyetur nëse kanë bërë lëshime pedagogët tha: “Ka pasur. Për çdo paqartësi pyesnin vazhdimisht”.



