
Në Danimarkë, 2022 ishte viti i parë në të cilin nuk ndodhi asnjë grabitje bankash.
Arsyeja lidhet me uljen e përdorimit të cash-it, çka ka bërë që institucionet e kreditit të reduktojnë shërbimet cash.
Këtë e ka shpjeguar sindikata e punëtorëve që punojnë në financa.
Në Danimarkë ka pasur 221 grabitje bankash në vitin 2000, shifër më pas e ulur në më pak se 10 në vit që nga viti 2017.
"Sa herë që ndodh një grabitje është një përpjekje ekstreme për punonjësit e përfshirë”, shpjegoi Steen Lund Olsen, nënkryetar i sindikatës Finansforbundet.
Pandemia e Covid-19 më pas përshpejtoi braktisjen e parave të thata.



