Buckingham Palace në kërkim të biografit zyrtar të Elizabeth II

Buckingham Palace në kërkim të biografit zyrtar të Elizabeth II

Pallati mbretëror anglez Buckingham Palace është në kërkim të historianit që do të shkruajë biografinë zyrtare të Elizabeth II dhe 70 viteve të mbretërimit të saj.

Sipas një tradite më shumë se shekullore, është detyrë e Charles III që të hartojë dhe sponsorizojë biografinë zyrtare të nënës së tij, e cila vdiq më 8 shtator 2022.

Detyra prestigjioze do t’i lejojë biografit të ardhshëm zyrtar të ketë akses tek burimet më konfidenciale të mbretëreshës së ndjerë.

Nëse libra të shumtë janë shkruar tashmë për Elizabeth II, deri më tani shumë pak kanë pasur privilegjin të njihen nga kurora britanike.

Për momentin, në listën e kandidatëve të marrë në konsideratë nga Pallati Mbretëror qarkullojnë disa emra ekspertësh, ku ndër më të përfolurit janë historianët Simon Sebag Montefiore, Lord Roberts i Belgravisë dhe Sir David Cannadine.

Historiania Jane Ridley, e cila shkroi biografitë e Edward VII dhe George V, mund të ishte zgjedhja e Mbretit.

Megjithatë, shkrimi i biografisë rrezikon të prekë ndjeshmërinë dhe jo vetëm, të sovranit, në lidhje me disa pasazhe delikate të marrëdhënies së tij me nënën e ndjerë, prandaj në Londër ka nga ata që presin shtyrjen e botimit të veprës. në një datë të mëvonshme.

Vitet e krizës së vërtetë në mbretërimin e Elizabeth ishin ato të lidhura me ndarjen e Charles nga Diana.

Një sekretare private raportoi në atë kohë se mbretëresha i kishte thënë djalit të saj se ajo nuk donte të kishte të bënte me Camillan, të cilën e kishte përshkruar si “një grua e keqe”, e cila i shkaktoi lot princit.

Tema të tjera të ngritura në këtë biografi mund të rezultojnë po aq problematike për Charles, ndër të tjera, turpi në të cilin u përfshi vëllai i tij më i vogël, Princi Andrew, pas akuzave për abuzim seksual nga Virginia Giuffre dhe marrëdhënia e trazuar me djalin më të vogël, Princin Harry, në lidhje me “Megxit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy