Thirrja publike e mjekut: Zgjohuni nga gjumi, hapni Covid4

Thirrja publike e mjekut: Zgjohuni nga gjumi, hapni Covid4

Mjeku Dritan Kociaj i është drejtuar me një mesazh të fortë kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kociaj shpjegon se në spitalin Covid2, tek “Shefqet Ndroqi” nuk ka më vende për të sëmurët dhe se mjekët po e japin shërbimin e tyre nëpër autoambulanca që qëndrojnë në dyert e spitalit.

Mjeku Kociaj, tregon se sot, në orën 3 të mëngjesit i ka shërbyer qytetarëve në autoambulanca, pasi nuk ka më vende të lira.

Nisur nga ky fakt, ai ka bërë një thirrje publike për autoritetet dhe qeverinë që të zgjohen nga gjumi dhe të hapin Covid-4.

Postimi i plotë

Thirrje publike.

Drejtuar komitetit te eksperteve, ministres , thibjse shendetesise, kryeministrit te vendit.

Ju lutem zgjohuni nga gjumi.

Eshte ora 03 e mengjesit sot dt 22 nentor eshte ftohte dhe kam 3 ore e gjysem me pacient ne autoambulance ne deren e spitalit Shefqet Ndroqi.

Porsi une jane dhe 6 autoambulanca te tjera me paciente.

Vende ne urgjencen pritese po keshtu dhe ne pavione nuk ka.

Vazhdojme t'i nderrojme bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk eshte zgjidhje.

Nderkohe me bindje jua them se ne linjen e 127 kush e di sa jane ne pritje.

Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni syte dhe shikoni te verteten ne sy.

Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qofte edhe me infermiere per oksigjenimin e pacienteve me saturime te uleta.

Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtreterit ne spitalet rajonale sadopak qofshin ato.

Ju lutem zgjohuni se neser do jete vone.

Po kolapsohet sistemi.

Cdo jete vlen.

Dhe cdo jete e humbur do jete ne ndergjegjet tuaja jo te ne mjekeve apo infermiereve qe punojme e do vazhdojme te punojme.

Dritan Kociaj mjek.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy