Të rinj të stresuar, të cilët mendojnë se zgjidhja më e mirë për problemet e tyre është të largohen nga Shqipëria dhe të ndërtojnë të ardhmen e vet diku në Europë.
Të rinj të papunë e që përballen me varfërinë dhe që vështirë se gjejnë perspektivën e duhur. Fatkeqësisht, kjo është situata ku gjenden shumica e të rinjve shqiptarë sot, ndërkohë që zgjedhjet e 25 prillit, nga ana tjetër, mund të jenë një dritare shprese se situata e të rinjve dhe fati i vendit mund të ndryshojë pikërisht nga vetë të rinjtë.
Në këto zgjedhje janë të shumtë të rinjtë, mes të cilëve edhe shumë vajza dhe gra, të cilët kanë kandiduar dhe që pretendojnë se do të sjellin një frymë të re në politikën shqiptare.



