Pas kritikave, Rama vlerëson Dumanin/ Bejko: Kërkon të përfitojë elektoralisht, edhe kryeministri do të ndërhyjë tek reforma në drejtësi

Pas kritikave, Rama vlerëson Dumanin/ Bejko: Kërkon të përfitojë elektoralisht, edhe kryeministri do të ndërhyjë tek reforma në drejtësi

Analisti Roland Bejko tha në studion e MCN Live se ndryshimi i qasjes së Ramës në lidhje me SPAK ka ardhur për arsyen se ai kërkon të përfitojë elektoralisht.

Më tej Bejko thotë se edhe Rama do ta prekë reformën në drejtësi.

Rama u duk sikur u nxitua dhe kur shkoi të bënte të njëjtin gabim që po bën dhe Berisha duke sulmuar SPAK-un kur u godit Veliaj nga ana e drejtësisë.

E mori kthesën shpejt, se Rama punon shumë me sondazhet dhe nuk mund të bëjë 2 muaj para zgjedhjeve një veprim antielektoral siç e bëri opozita.

Rama po bën dy veprime, mendoj se janë të arsyeshme për të. Ai kërkon të arrijë një përfitim elektoral, dhe këtë të parën e ndihmon me të dytën duke thënë që reformën në drejtësi e bëmë ne. Pra atë sukses që ka SPAK Rama kërkon ta paraqesë si arritjen e vet.

Edhe Rama do ta prekë reformën në drejtësi, si do e bëjë kjo duhet parë se janë etërit e krijimit të kësaj reforme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy