
Shkalla e lartë e transmetimit të Covid-19 në të gjithë Evropën është "thellësisht shqetësuese". Kështu ka thënë sot në një deklaratë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke bërë thirrje për rritjen e vaksinimit.
Dr Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së në Evropë, u tha gazetarëve se ndërsa verës i vjen fundi, fotografia epidemiologjike në 53 vendet që monitoron "është e përzier" me një "rritje më të madhe se 10% të rasteve të rasteve 14-ditore".
"Ky transmetim i lartë është thellësisht shqetësues, veçanërisht në marrjen e ulët të vaksinimit në një numër vendesh," tha ai.
Kluge tha se "disa vende kanë filluar të vërejnë një barrë të shtuar për spitalet" dhe se "një rritje veçanërisht e madhe rastesh" po vërehet në Ballkan, Kaukaz dhe vendet e Azisë Qendrore.



