
Gazetari Xhevahir Zhabina tha në studion e MCN Live Prokuroria e Posaçme do të kryejë hetime për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, pasi këto dy vrasje janë ende të pazbardhura.
Më tej, Zhabina tha se 3 janë akuzat për të cilat do të zhvillohen hetimet.

Në këtë fazë Prokuroria e Posaçme do të kryejë hetime për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, që konsiderohen ende vrasje të pazbardhura të tragjedisë së 21 janari, janë dy viktima që nuk dihet kush i vrarë.
Për Veizin dhe Myrtajn kemi një vendim të drejtësisë së vjetër që ka dënuar Ndrea Prendin dhe Agim Llupon.
Ideja është që Gjykata e Lartë argumenton se kemi të bëjmë me fakte të reja penale. Berisha dhe Basha janë zyrtarët e lartë për të cilët do të zhvillohen hetimet. Bëhet fjalë për fakte të reja penale. Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata e Lartë thotë vrasjet që nuk janë zbardhur duhet të hetohen, pasi deri tani nuk janë hetuar me seriozitetin e duhur.
3 janë akuzat janë për të cilat do të zhvillohen hetimet. “Vrasje në rrethana cilësuese”, këtu mendoj se nuk preken zyrtarët e opozitës në atë kohë, “shpërdorim detyre” dhe “pengim të zbulimit të vërtetës”.
Mund të kemi një vendim të SPAK për një vit që e pushon këtë çështje.



