Francë, nga shkurti të infektuarit me Covid nuk do të duhet të izolohen

Francë, nga shkurti të infektuarit me Covid nuk do të duhet të izolohen

Të gjithë ata persona në Francë të cilët rezultojnë pozitivë me Covid-19, nuk do t’u kërkohet që të izolohen për pesë ditë, duke filluar nga 1 shkurti.

Gjithashtu personat që kanë pasur kontakt me një person të sëmurë, por asimptomatik, nuk do të detyrohen që t’i nënshtrohen më një testi.

Ministria franceze e Shëndetësisë shpalli rregullat e reja që hyjnë në fuqi duke filluar nga java e ardhshme.

Gjithsesi në Francë, detyrimi për bërjen e tamponëve të Covid për pasagjerët që vijnë nga Kina, i cili skadon më 31 janar, do të zgjatet deri më 15 shkurt.

Që nga fillimi i janarit, udhëtarët mbi moshën 11 vjeç që nisen nga Kina për në Francë duhet të tregojnë një test negativ të marrë 48 orë përpara nisjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy