“Derbin e fitoi trajneri Shehi”, Muhameti: Kambanë alarmi, Akademia e Partizanit nuk prodhon asgjë

“Derbin e fitoi trajneri Shehi”, Muhameti: Kambanë alarmi, Akademia e Partizanit nuk prodhon asgjë

Gazetari Edmond Muhameti, foli në emisionin “SportZone” në MCN TV, në lidhje me derbin Partizani-Tirana, e mbyllur 0-2 për bardheblutë.

Sipas tij, derbin këtë herë e fitoi trajneri Orges Shehi, me menaxhimin që i bëri ndeshjes, edhe kur mbetën me 10 lojtarë.

Muhameti deklaroi se humbja duke lujatur për 70 minuta me një lojtar më shumë, është një kambanë alarmi te Partizani.

Tirana mori një fitore të merituar. E fituan ndeshjen në të gjitha aspektet ndaj Partizanit. Fituan ndaj një Partizani jo bindës në fushë. Tirana mori maksimumin nga lojtarët. Partizani zhgënjen sërish, pas barazimit me Orikun në Kupë. Në ndeshjen me Orikun, nuk isha i sigurt, nëse ajo ishte forma e skuadrës, sepse luajtën shumë dobët. Ndaj Tiranës, Partizani ishte kaotik, në mënyrën si kërkonte golin. Prodhuan shumë pak.

Partizani mban vendin e parë dhe ka humbur 1/3 e ndeshjeve. Me pak fat e ka fituar një ndeshje. Këto të bëjnë të dyshosh, për mënyrën si Partizani vazhdon të zhvillojë këtë kampionat. Në 6 ndeshje, të humbasësh dy, është një statistikë që nuk ngroh.

Nuk është fundi i botës të të mundë Tirana. Para ndeshjes deklarova se Tirana ka avantazhin e madh, trajnerin. E njeh kampionatin dhe ka fituar eksperiencën e duhur për të qenë i suksesshëm. Trajneri i Partizanit nuk e njeh eksperiencën e kampionatit shqiptar. Ndeshjen e përcaktuar pankinat, trajnerët. Mënyra si kishte organizuar ndeshjen Shehi, ishte çelësi i suksesit. Hadroji është një mbrojtës i mirë, por Xhixha e vuri në vështirësi të mëdha, që në fillim. Partizani duhet të kishte bërë një rimodulim të mbrojtjes dhe të ndryshonte diçka që në fillim.

Edhe ndërrimet e Partizanit, nuk rezultuan të goditura. Nuk dhanë asgjë. E kam parë me shumë vëmendje atë ndeshje, e kam ndjekur edhe teknikisht. Ndeshjen e fitoi trajneri Orges Shehi!

Tirana në çdo vit futet për të fituar kampionatin. Tirana është një skuadër e mirë, e ndërtuar mirë dhe nuk kanë pse të mos kenë pretendime për titull. Skuadrat në Shqipëri nuk kanë diferenca të mëdha. Bardheblutë gëzojnë faktin që kanë një grup lojtarësh që luajnë prej vitesh bashkë. Kanë në formë shumë të mirë portierin, i cili në dy raste ndaj Partizanit reagoi shumë mirë. Nëse do kishin këtë formë, edhe në Europë, do kishim rezultate të tjera.

Unë do dëshiroja shumë që Partizani të dilte kampion, e kam dashur që fëmijë. Po flasim për ato që shikojmë në fushë. Më trego një trajner që humbet derbin dhe nuk i rrezikohet pankina, apo nuk ka kritika. Shpresojmë të jenë në krye deri në fund. Derbi nuk është vetëm 3 pikë. Mban më shumë ngarkesa të tjera.  Humbën një ndeshje, ku për më shumë se 70 minuta luajtëm me një lojtar më shumë. Kjo është kambanë alarmi.

Muhameti u shpreh se lojtarët e Tiranës e ndjenin më shumë derbin, ndërsa shtoi se Akademia e bardhebluve ka prodhuar shumë, diçka që te Partizani nuk ka ndodhur.

Akademia e Tiranës ka prodhuar shumë. Partizani ka akademi, por nuk kanë prodhuar asgjë deri tani. Te Partizani ka vite që akademia nuk nxjerr lojtarë. Tirana ishte më e motivuar për të fituar derbin. Te Partizani nuk e ndjejnë vlerën e fanellës.

Partizani emër për emër, nuk ka një përbërje të mirë, por nuk është akoma një skuadër. Partizani arrin me vështirësi te goli. Ndihen mungesat e Jasir Asanit akoma. Ka akoma probleme, me krahët e mbrojtjes. Një Xhixha bëri diferencën në derbi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy