Dështimi i fermerëve me farën e domates “Ozgan”, Resuli: Dëmi llogaritet 1,8 milionë euro!

Dështimi i fermerëve me farën e domates “Ozgan”, Resuli: Dëmi llogaritet 1,8 milionë euro!

Përfaqësuesi i Sindikatës së Fermerëve, Ervin Resuli tha në studion e lajmeve të MCN, se dëmi i shkaktuar tek fermerët si pasojë e përdorimit të farës së domates “Ozgan”, llogaritet deri në 1.8 milionë euro në total. Sipas tij, të prekur nga kjo farë që dështoi në prodhimin e këtij sezoni, janë rreth 400 fermerë, kryesisht në zonën e myzeqesë.

Ata kërkojnë një takim me ministren e Bujqësisë, nga e cila kërkojnë të gjendet një zgjidhje për këtë situatë, ndërsa barra më madhe sipas Resulit, bie mbi ata që kanë futur në vendin tonë farën e domates.

Zoti Resuli, ju ishit në pritje të një pergjigjeje nga Ministria e Bujqësisë mbi problematikën që shkaktoi fara e domates për fermerët. Çfarë përgjigje morët dhe si do veproni në vijim?

Jemi kontaktuar nga zëvendësministri për të patur një takim, që në fakt nuk ka ndodhur ende. Dje kemi patur një mbledhje nga përfaqësia e fermerëve për një datë brenda kësaj jave për protestën e radhës.

A ka një përllogaritje të dëmit që ju është shkaktuar fermerëve, të cilët kanë përdorur këtë farë domateje?

Janë diku mbi 400 fermerë dhe dëmi llogaritet rreth 1,5 apo 1,8 milionë euro në total.

Kë ngarkoni me përgjegjësi për këtë situatë?

Ne kurrësesi nuk kërkojmë që ministria të paguajë dëmin e shkaktuar nga fara e domates në lekë, pasi nuk është edhe objekt i ministrisë që të paguajë. Por ne kërkojmë që ministria të bëjë albitrin e ndershëm që të ndajë, të thënë në gjuhën popullore, “shapin nga sheqeri”. Faji është i atij që fut farën. Ai që ka futur farën e skaduar të dëmshpërblejë fermerët. Ose manipulimi ka ndodhur gjat aktit të mbjelljes së fidanit. Pra, kurrësesi ne nuk i kërkojmë ministrisë para, por ne normalisht nëpërmjet taksave tona albitër kemi ministrin, pasi ai është rregullatori dhe ai që i ndan. Që një fidan jashtë standartit që shkon tek fermerët, kjo do të thotë që ai ka kaluar disa shkallë, përfshirë AKU-në, Etnin e Farnave dhe shumë kontrolle të tjera që kanë qenë përgjegjëse që e kanë certifikuar dhe futur këtë farë apo fidan që ka kaluar më pas tek fermerët. Kështu që, në këtë situatë është ministria ajo që duhet të bëjë analizat dhe të nxjerrë rezultatin e farës dhe se kush e ka fajin.

A është tërhequr kjo farë nga tregu. A ka një shifër sa është sasia që ka hyrë në Shqipëri?

Ajo që na ka bërë skeptikë jo vetëm ne por edhe ministrinë është se, jemi njohur me një raport i cili për hir të së vërtetës pa vulë, pa firmë, pa kokë është hedhur në media për të thënë që ky është raporti, ndoshta edhe për të testuar fermerët. Ky është raporti që përfshin QKBT-në e Lushnjës, Fushë-Krujës dhe Universitetin Bujqësor që në theb të këtij raporti thuhet se fajin e ka fermeri.

Është folur për një infeksion?

Po, u fol për infeksione të bimës, por në fakt fermerët kërkojnë një analizë gjenotipi. Pra, të ndahet nëse kjo farë është F1, apo nëse kjo farë është risjellë pas disa herë mbjelljesh. Dyshimet tona janë që ajo nuk është F1, por një varietet që mun të jetë përdorur disa herë ose mbjellë disa herë. Bimët kanë një gjë që, nuk e ruajnë më ato elementët e F1-shit dhe nuk japin më prodhim. Tani serrat janë duke u përgatitur për mbjellje dimërore, por nuk e dimë nëse do të ketë ende fidanë. Ajo çfarë i kërkojmë ne ministrisë është ajo që, të pastrojë tregun dhe t’i japë garanci fermerit për fidanët dhe farat që mbillen në serra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy