Dhëndri i Trump në Sazan, Rama: Të kënaqur nga propozimi, por duhet të kalojë disa shkallë

Dhëndri i Trump në Sazan, Rama: Të kënaqur nga propozimi, por duhet të kalojë disa shkallë

Kryeministri Edi Rama, komenton interesin e dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner për të investuar në ishullin e Sazanit.

Duke folur për mediat ditën e sotme në përfundim të takimi me drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe, Rama tha se sot Shqipëria është bërë një adresë gjithmonë e më e kërkuar jo vetëm nga turistët, por edhe nga investitorët.

Jemi jashtëzakonisht të kënaqur që kemi një propozim.

Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm pasi duhet të kalojnë disa shkallë.

Është bërë një aplikim sipas ligjeve në fuqi në agjencinë e investimeve AIDA, nëse projekti përputhet me krijimin e një ekuilibri të domosdoshëm mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës, atëherë do ecim përpara.

Të gjitha vendet në planet kanë legjislacione favorizuese dhe sa i takon zhvillimeve në sektorin e turizmit, është një garë e egër se kush i ka më favorizuese kushtet që të tërheqë investitorët seriozë të mëdhenj me garanci të plota për Shqipërinë.

Sot kemi në tavolinë një ofertë fantastike, të cilën do e shqyrtojmë sipas ligjit, si përfaqësues të denjë të popullit shqiptar, që përfaqësojmë interesat e publikut.

Këtu nuk bëhet fjalë për të falur asgjë të shqiptarëve, edhe pse në parim unë nuk kam qenë kundra as asaj të Shqipërisë 1 euro, që ishte praktikisht nxjerrja në rrugë e të gjitha pasurive të shqiptarëve për 1 euro.

Por ne sot jemi në kushtet kur shqiptarët janë pjesë e investimit në portin e Durrësit, aty përmes shtetit që është aksioner në zhvillim, nuk është bërë asnjë falje, se porti ka qenë është dhe mbetet i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy