Ajo është supermodele, nënë e dy fëmijëve dhe ka një pasion të veçantë: boksin. Adriana Lima e praktikon këtë sport që prej moshës 16-vjeçare. Ajo është protagoniste e fushatës “TrainLikeanAngel” të markës së të brendshmeve “Victoria’s Secret”.
“Përpiqem të stërvitem sa më shumë që të mundem. Boksi është sporti im i preferuar. Edhe kur jam në udhëtim marr gjithnjë me vete një litar për të kërcyer mbi të për 10 min ose bëj vrap”, ka thënë Lima për “Harper’s Bazaar”.
Ajo do të jetë në sfilatën e radhës në Paris, ku nën siglën “Victoria’s Secret” do të sfilojë krah modeleve Alessandra Ambrosio, Lily Aldridge, Sara Sampaio, Josephine Skriver, Jasmine Tookes, Gigi Hadid, Kendall Jenner, Bella Hadid, Irina Shayk e Luma Grothe.



