Hoyt Brian Yee largohet nga DASH, emërohet ambasador në Bosnje

Hoyt Brian Yee largohet nga DASH, emërohet ambasador në Bosnje

Hoyt Brian Yee ka dhënë dorëheqjen nga posti i zv/ndihmës sekretari i Shtetit për Evropë dhe Euro-Azin, në Departamentin e Shtetit.

Sipas "Al Jazeera", Yee ka paraqitur dorëheqjen e tij nga ky post të cilin e mbante që prej vitit 2013.

Si pasues të mundshëm të tij, mediat lakojnë jozyrtarisht emrin e Jonathan Moore, ish-drejtues i Misionit të OSBE në Bosnje-Hercegovinë.

Sipas raportimeve të ndryshme Yee mund të marrë detyrën ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Por e përditëshmja e Beogradit "Blic" njoftoi se në vend të Shkupit, për të cilin ishte folur më parë, Yee mund të marrë postin e ambasadorit amerikan në Sarajevë.

Para detyrës së Ndihmës Zëvendës Sekretari i Shtetit për Evropë dhe Euro-Azisë, Yee ka mbajtur poste të larta diplomatike në Kroaci, në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2013.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy