Nuk ka marrëveshje Vetëvendosje-LDK, nesër konstituimi i Kuvendit

Nuk ka marrëveshje Vetëvendosje-LDK, nesër konstituimi i Kuvendit

Kuvendi i Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, do të konstituohet pa pasur ende një marrëveshje bashkëqeverisëse mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar dështimin e marrëveshjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kurti ka treguar edhe arsyet për të cilat është bllokuar marrëveshja me LDK-në.

Oferta ime e parmbrëmshme e datës 23 dhjetor 2019 u refuzua dje. Ajo kishte tri pika dhe afatin deri në mesnatën e mbrëmshme. Dihet se Vetëvendosjes si parti e parë i takon kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë, LDK i takon nënkryetari i dytë. Le të bëjmë rokadën midis kryeparlamentarit dhe nënkryetarit të dytë dhe kësisoj LDK e ka kryeparlamentarin dhe VV i ka dy nënkryetarët e Kuvendit”, tha ai.

Kurti thotë se i ka propozuar LDK-së që çështja e postit të presidentit të mbetet për më vonë, por nëse LDK këmbëngul në këtë post, atëherë sipas tij, Lëvizjes Vetëvendosje duhet t’i shtohet edhe një ministri - ajo e Punëve të Brendshme.

Nominimi i LDK-së për kandidatin për president bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet konsensual jashtë partiak, kurse të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij ose të saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i VV-së", tha Kurti.

VV dhe LDK si dy partitë e para për nga rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit, janë pajtuar plotësisht për programin qeverisës, por ndarja e posteve ka qenë një çështje që nuk gjeti dakordësi përgjatë disa javëve negociata.

Në mungesë të një marrëveshjeje koalicioni, mbetet opsioni i përsëritjes së zgjedhjeve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy