Ambasadori gjerman në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Christoph Heusgen, ka folur haptazi pro njohjes së Kosovës dhe ka shtuar se Serbia po tregohet e keqia e vetes. Heusgen thotë se nuk e kupton Serbinë, pasi nëse duan anëtarësimin në BE atëherë duhet të punojnë për njohjen e Kosovës.
Sakaq gjatë fjalimit të tij ambasadori gjerman kritikoi Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç.
“Unë jam i befasuar nga kjo politikë e përpjekjes për të tërhequr njohjen. Miqtë tanë serbë janë duke goditur veten me këmbë, sepse nëse ata duan të bashkohen me BE-në, duhet të punojnë për njohjen dhe ta njohin vetë (Kosovën),”- tha ambasadori gjerman.
Ai shtoi se fjalimi i Daçiçit dukej si “kopi paste” pasi përfaqësuesit e Serbisë flasin shumë për krimet e shqiptarëve dhe kurrë nuk kanë dëgjuar për krimet e kryera kundër shqiptarëve në vitin 1998 dhe 1999, si spastrimi etnik dhe dëbimin masiv.



