
Aktori Robert De Niro është bërë sërish baba. 79-vjeçari e zbuloi këtë ngjarje të rëndësishme të jetës së tij pasi një gazetar i ET Canada e pyeti se si është të jesh baba i gjashtë fëmijëve.
Ai sqaroi se nuk ka gjashtë, por shtatë fëmijë, pasi së fundmi është shtuar me një tjetër. De Niro nuk ka dhënë detaje të tjera.
"Sapo më ka lindur edhe një fëmijë," tha ai.
Ai nuk e zbuloi identitetin e nënës së foshnjës së tij, por lidhja e tij e fundit ka qenë me instruktoren e arteve marciale Tiffany Chen. Ata u fotografuan të kapur për dore në korrik 2022.
Intervista u zhvillua këtë javë kur ai po promovonte filmin e tij të ri "Për babain tim".
Më 22 mars, Tiffany u pa me bark të madh në Santa Monica, Kaliforni, së bashku me aktorin.
De Niro është ndarë nga gruaja e tij prej 20 vitesh, Grace Hightower, në vitin 2018.



