40 mijë punëtorë të huaj drejt Shqipërisë/ Kortoçi: Qeveria ka filluar të jetë aktor veprues. Të përcaktohet se për çfarë ka nevojë vendi

40 mijë punëtorë të huaj drejt Shqipërisë/ Kortoçi: Qeveria ka filluar të jetë aktor veprues. Të përcaktohet se për çfarë ka nevojë vendi

Ndërsa biznesi po përballet gjithnjë e më shumë me mungesën e fuqisë punëtore, qeveria ka bërë me dije se ka nisur negociatat me një shtet për të siguruar 40 mijë punëtorë.

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e “MCN Economy” se tashmë qeveria ka filluar të jetë një aktor veprues.

Sipas ekspertes, fillimisht duhet të identifikohen se cilat janë kategoritë e punonjësve që ka nevojë vendi.  

Arsyetimi i parë që del pas këtij veprimi është që qeveria ka filluar të jetë një aktor veprues. Do të thotë që nëse biznesi ka qenë ai që ka ngritur zërin (pra i gjithë sektori privat) për mungesën e fuqisë punëtore në vend, atëherë qeveria ka dalë nga pozicioni joveprues dhe është hedhur në veprim për të gjetur një mënyrë, një mbështetje për të plotësuar këto nevoja që ka tregu për fuqi punëtore. Këto janë dy,  ose përmes fuqisë punëtore vendase, ose përmes fuqisë punëtore të importuar, që në këtë rast janë të huajt që vijnë në Shqipëri.

Identifikimi i parë është se çfarë kategorie punonjësish do të duam. Dhe më tej në rastet kur proceset merren në shqyrtim dhe në analizë dhe merren në veprim nga ana e qeverisë  është më e thjeshtë për biznesin se qeveria e bashkëngjit këtë proces veprues edhe përmes politikave të saj publike si hartimi i bazës ligjore dhe zvogëlimin e kostove.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy