Kulla pas TOB/ Padi në SPAK nga PD, Rusta: Pretendohet se ka indicie për korrupsion e shpërdorim detyre

Kulla pas TOB/ Padi në SPAK nga PD, Rusta: Pretendohet se ka indicie për korrupsion e shpërdorim detyre

Anëtarët e PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, dorëzuan sot në SPAK padinë për projektin e kullës që po ngrihet pas TOB. 

Gazetari Arsen Rusta raporton se sipas Partisë Demokratike ka indicie për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Të pyetur nga MCN TV se ndaj cilit e kishin bërë kallëzimin penal, ndaj kryebashkiakut Veliaj, ndaj kryeministrit Rama apo ndaj ndërtuesit, znj. Papa nuk dha një përgjigje.

Ajo u shpreh se do të jetë zyra e shtypit të PD që do ta bëjë publike në një konferencë. Ata pretendojnë se ka shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Sipas znj.Papa PD do jetë e vendosur për të penguar këtë zhvillim për shkak se sipas saj po merret një pasuri publike duke iu dhënë në favorizim një kompanie private.

Në një prononcim për mediat, Enriketa Papa tha:

Detajet do të bëhen publike, impenjimi jonë do të jetë iu vazhdueshëm për të denoncuar aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarëve të Tiranës dhe për ta kthyer në një qytet të qytetarëve dhe jo të oligarkëve dhe kryetarit të Bashkisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy