Turqi, arrestohen 100 xhihadistë

Turqi, arrestohen 100 xhihadistë

Përfundon me sukses një operacion kombëtar anti-ISIS në Turqi i zhvilluar në prag të përvjetorit të tretë të sulmit xhihadist të Vitit të Ri në klubin e natës Reina në Stamboll, i cili vrau 39 njerëz. Policia e antiterrorizmit arrestoi të paktën 100 militantë të Kalifatit të dyshuar në gjashtë provinca në vend, përfshirë kryeqytetin Ankara.

Më shumë se gjysma e tyre janë luftëtarë të huaj, ndër të cilët përfshihen të paktën 40 irakenë, 20 sirianë dhe një maroken. Gjatë aksionit të policisë, në të cilin morën pjesë rreth 400 agjentë në  bashkëpunim me shërbimet sekrete të MIT, u sekuestruan armë, municione, dokumente dhe materiale digjitale që i atribuohen të vetëquajturit Shtet Islamik. Të paktën 17 të dyshuar të tjerë janë ende në kërkim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy