Zjarret në Kaliforni u marrin jetën 7 personave, shkrumbohen 48 mijë hektarë tokë dhe evakuohen 38 mijë banorë

Zjarret në Kaliforni u marrin jetën 7 personave, shkrumbohen 48 mijë hektarë tokë dhe evakuohen 38 mijë banorë

Zjarri më vdekjeprurës i Kalifornisë po bëhet gjithnjë e më i madh, paralajmërojnë zyrtarët, pavarësisht se mijëra zjarrfikës që luftojnë për shuarjen e flakëve.

Të hënën autoritetet raportuan për shtatë viktima ndërsa situata mbetet kritike në gjithë zonën. Zjarri në qarkun Shasta në Kaliforninë Veriore është një prej 8 më të mëdhenjve që kanë përfshirë vendin.

Banorët e qytetit ujor të Lakeport u larguan të dielën pasi një shpërthimi i madh ndodhi pas bashkimit të dy zjarreve duke shkatërruar të paktën katër shtëpi. Rreth 5 000 banorë ndodhen në zonën e kërcënuar nga zjarret, që është rreth 120 milje në veri të San Franciskos.

Më shumë se 4 500 ndërtesa ishin nën kërcënim, thanë zyrtarët dhe sipas ekspertëve, kjo është situata më e rëndë e zjarreve në 10 vitet e fundit. Aktualisht janë 9 vatra të mëdha të përhapura për shkak të erërave të forta dhe në total 90 zjarre në të gjithë shtetin.

Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarret tregoi se flakët që po përhapen u ngjasojnë tornadove, për shkak se kanë shkulur pemë, kanë lëvizur nga vendi makina dhe madje kanë shembur edhe pjesë të rrugëve. Guvernatori i Kalifornisë ka shpallur gjendjen e emergjencës në qarkun e Shasta dhe në tri zona të tjera. 

Gjithashtu, Presidenti Trump ka ofruar ndihmë për qarqet e përfshira nga zjarret. Deri më tani, janë djegur më shumë se 194 km2 ose 48 mijë hektarë tokë ndërsa raportohet se 38 000 banorë janë evakuuar nga zona ku rreth 12 mijë zjarrfikës po vazhdojnë të luftojnë me flakët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy