
Ministri i Brendshëm sllovak, Robert Kaliňák, njoftoi sot dorëheqjen, pas krizës politike që pasoi vrasjen e gazetarit investigative, Jan Kuciak.
“Është e rëndësishme të ruhet stabiliteti, prandaj në këto kushte kam vendosur të dorëhiqem nga posti i ministrit të Brendshëm”, tha Kaliňák, një nga aleatët e ngushtë të kryeministrit Robert Fico.
“Karrigia nuk ka qenë asnjëherë e rëndësishme për mua. Më e rëndësishmja mbetet vendosja e vrasësve para drejtësisë”, shtoi ai.
Vrasja e gazetarit u pasua nga një krizë politike, pasi partia aleate e kryeministrit, Most-Hiid, kërkoi që ministri i Brendshëm të dorëhiqej.
Mijëra qytetarë protestuan në Bratislavë javën që shkoi, duke kërkuar dorëheqjen e disa prej figurave kryesore të qeverisë sllovake.
Tre emra të tjerë të rëndësishëm të politikës kanë dhënë dorëheqjen pas vrasjes së gazetarit Kuciak: ministri i Kulturës, Marek Madaric, këshilltarja Maria Troskova dhe kreu i Këshillit të Sigurisë, Viliam Jasan.
Kuciak po investigonte mbi lidhjes mes grupit mafioz italian “Ndragheta” dhe disa biznesmenëve në Sllovaki, kur u vra në apartamentin e tij së bashku me të dashurën.



