Përfundon takimi Rama-Basha, 3 orë në tryezën e bisedimeve të thirrur nga Nishani (VIDEO)

Përfundon takimi Rama-Basha, 3 orë në tryezën e bisedimeve të thirrur nga Nishani (VIDEO)

Pas rreth tre orësh, kryeministri Rama dhe kreu i PD-së kanë përfunduar takimin në Presidencë. Rama është larguar në këmbë, pa dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Takimi mes dy kundërshtarëve politikë është thirrur nga presidenti Nishani, në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje krizës politike në vend.

Rama dhe Basha u shoqëruan në tryezën e bisedimeve nga krerët e dy grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka.  

Mbrëmjen e së martës, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kryetari Basha u shfaq i gatshëm për negociata të tjera me maxhorancën me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy