
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin Korçë-Bilisht, ku një automjet ka përplasur një çift bashkëshortësh që udhëtonin me motor.
Informacionet paraprake bëjnë me dije se e plagosur ka mbetur një grua e cila ishte pasagjere në motor.
Ndërkohë bëhet me dije se gruaja është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur aksidentin.



