
Manjati George Soros kërkon të heqë Mark Zuckerberg nga roli i tij si CEO i "Facebook", sepse sipas mendimit të tij, ai është fajtor për "errësimin e fakteve dhe është përfshirë në një lloj marrëveshjeje me Donald Trump për ta ndihmuar që të rizgjidhet".
Kërkesa është bërë me anë të një letre të shkurtër të botuar nga “Financial Times”, njofton Ansa.
Sipas Soros, Zuckerberg duhet të ndalojë ndërhyrjen në fakte në favor të rregullimit të qeverisë amerikane mbi Big Tech.
"Facebook nuk ka nevojë të presë legjislacionin qeveritar që i pengon ata të pranojnë publicitete politike në vitin 2020 deri në fund të zgjedhjeve të 4 nëntorit. Ai duhet të tregohet i kujdesshëm dhe të mos i publikojë ato. Por Facebook nuk ka gjasa ta ndjekë këtë procedure”, ka thënë ai.



