Një problem i madh me sistemet kompjuterike po shkakton probleme transportin, mediat, bankat, spitalet dhe sektorë të tjerë në mbarë botën.
Microsoft raportoi mëngjesin e kësaj të premteje një ndërprerje të shërbimit.

Një sërë institucionesh globale, mes të cilave banka të mëdha, media dhe linjat ajrore kanë raportuar probleme me sistemet e tyre.
American Airlines thotë se CrowdStrike, një kompani e sigurisë kibernetike, është burimi i problemit.
Shteti i Alaskës bëri me dije se shërbimet e urgjencës janë të prekura, ndërkohë që ka edhe raportime për probleme dhe në Bursën e Londrës.
Në Australi janë fluturimet janë bllokuar dhe është krijuar kaos në shumë supermarkete të vendit.
Aeroporti i Berlinit i bashkohet listës së aeroporteve që raportojnë vonesa për shkak të "dështimit teknik" në sistemet e tyre IT. Aeroporti i kryeqytetit gjerman raportoi në X se ka vonesa në check-in.
BBC bën me dije se nga Spanja po raportohen probleme në të gjitha aeroportet e vendit .



