Afganistan, regjistrohen 182 vdekje nga përmbytjet në një muaj

Afganistan, regjistrohen 182 vdekje nga përmbytjet në një muaj

Përmbytjet që kanë përfshirë Afganistanin prej disa javësh kanë vrarë 182 persona dhe kanë plagosur 250 të tjerë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Këto shifra i bëri me dije zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid.

Më shumë se 3000 shtëpi u shkatërruan nga shirat e rrëmbyeshëm, por edhe shumë  toka bujqësore në lindje të vendit janë dëmtuar. 

Shirat e dendur kanë shkaktuar edhe vdekjen e një mijë krerëve bagëti, shtoi i njëjti burim, duke theksuar se qeveria do të bëjë të pamundurën për të kompensuar humbjet.

Talebanët thonë se ndryshimet klimatike, të tilla si menaxhimi i dobët i infrastrukturës nga "fuqitë e mëparshme", kanë kontribuar në përkeqësimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy