Drejtori i policisë Çako në Romë, diskutime për krimin e organizuar, terrorizmin dhe emigracionin

Drejtori i policisë Çako në Romë, diskutime për krimin e organizuar, terrorizmin dhe emigracionin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Cako, mori pjesë në Forumin e Romës ku ishin të pranishëm të gjithë drejtorët e Policive të Ballkanit Perëndimor dhe Drejtorët e organizatave dhe agjencive që mbështetin policitë evropiane si Europol, Interpol, SELEC, FRONTEX, por edhe nga Bashkimi Evropian.

Takimi ishte një tavolinë e rrumbullakët ku trajtohen çështje aktuale me të cilat përballen policitë e vendeve tona dhe që shqetësojnë sigurinë e publikut të tilla si: terrorizmi, krimi i organizuar dhe migracioni i paligjshëm.

Çako në fjalën e tij u ndal në aspektet e bashkëpunimit me partnerët dhe në rëndësinë që Policia e Shtetit i vë bashkëpunimit ndërkombëtar si zgjidhja e vetme për të patur siguri në vendet tona. “T’i kthejmë kufijtë tanë në barriera të pakalueshme për kriminelët dhe në vija të padukshme për qytetarët tanë”- theksoi ai në fjalën e tij.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë pati disa takime dypalëshe me Prefektin Gabrielli, Shefin e Policisë italiane dhe Drejtorin e Sigurisë Publike të Republikës së Italisë, me Prefektin Nicolo D’Angelo, zv/shefin e Policisë italiane dhe Drejtorin e Policisë Kriminale të Policisë italiane, me Përfaqësuesin e Europol-it, të Frontex-it dhe me Delegacionin e Policisë së Moldavisë.

Një pikë e rëndësishme e takimit me Prefektin Gabrielli ishte nënshkrimi i Memorandumit të bashkëpunimit për rritjen e sigurisë në zonat turistike të të dy vendeve në organizimin e patrullimeve të përbashkëta gjatë sezonit turistik. Ky Memorandum do të sjellë më pranë dy organizatat policore, duke punuar si një skuadër gjatë sezonit turistik në arritjen e objektivave, për të ofruar më shumë siguri dhe shërbime ndaj qytetarëve në të dy vendet.

Nga ana e tij Shefi i Policisë Italiane prefekti Franco Gabrielli, shprehu falënderimet e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe unik me Policinë e Shtetit Shqiptar. Misionet prezente në Shqipëri të cilat asistojnë dhe punojnë krah për krah me Policinë e Shtetit, janë dhe do të vazhdojnë të jenë të angazhuara maksimalisht, edhe në të ardhmen në të gjitha fushat.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë u takua edhe me delegacionet e FRONTEX-it, dhe Europol-it ku ai shprehu disponibilitetin e tij dhe të Policisë së Shtetit, për një bashkëpunim të plotë sidomos duke u përqëndruar në nivelin operativ.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy