
Dritan Burgija, nënkryetar i PD-së në Durrës tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv nga ish-Këneta tha se zonat e përmbytura në Durrës kanë nevojë për dorën e shtetit duke shtuar se e gjithë kjo situatë veç reshjeve vjen dhe nga mungesa e investimeve.
Sipas Burgijas hidrovori 20 milionë euro që presupozohej që do të zgjidhte problemet në zonën e ish-Kenetës nuk është vënë në funksion.
Si PD jemi prezentë, por në fakt këtu kanë nevojë për dorën e shtetit.
Kam lëvizur nëpër rrugicat e Kënetës kam parë vetëm 2-3 autobotë të Ujësjellësit të Durrësit që thithin ujin, por kjo është sa për t’i hedh hi syve këtyre banorëve pasi edhe ushtria po të hyjë nuk e rregullon dot situatën që është këtu.
Kemi parë njerëz që kanë fatkeqësi që nuk dalin dot nga shtëpitë e tyre. Para pak muajsh u inauguruar hidrovori i ri, 20 milionë euro tender dhe presupozohet se ky problem me zonën e ish-Kënetës duhet të ishte i mbyllur. Këto jo vetëm që nuk e kanë vënë në funksionin hidrovorin e ri, unë si këshilltar bashkiak e kam dëgjuar shumë herë si një nga arritjet e PS në Durrës, ndërtimin e hidrovorit, iu them që nuk është në funksion.
Në 25 vite kjo situatë në Kenetë nuk është parë kurrë.



