Një sasi kokaine, vlera e së cilës raportohet se kalon 1 milion euro është konfiskuar mëngjesin e së hënës nga autoritetet në Portin e Pireut.
Sipas një deklarate të autoritetit portual, operacioni u krye në bashkëpunim me Zyrën HSI (Homeland Security Investigations) të Ambasadës Amerikane në Athinë, dhe përfshinte anëtarë të Njësisë së Narkotikëve dhe Kontrabandës, Task Forcës së Narkotikëve dhe Zyrës së Sigurisë së Autoriteti Qendror Portual i Pireut.
Autoritetet gjetën 30 pako kokainë, me peshë totale 34 kilogramë e 354 gram, në një kontejner anijeje që kishte mbërritur në terminalin e kontejnerëve të portit nga Ekuadori. Kokaina ishte vendosur në njësinë ftohëse të kontejnerit me një ngarkesë legale banane.



