Aksidentohen dy minatorë në Martanesh, një i vdekur dhe një i plagosur

Aksidentohen dy minatorë në Martanesh, një i vdekur dhe një i plagosur

Dy minatorë janë aksidentuar në një minierë në Martanesh, duke bërë që njëri të gjejë vdekjen dhe tjetri të mbetet i plagosur.

Rreth orës 12.50 të ditës së sotme, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi  A.P.,  dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia po shoqëron personat përgjegjës për veprime të mëtejshme, dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore, do të ketë njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy