Donald Tusk shpall planin e stërvitjes ushtarake për të gjithë polakët

Donald Tusk shpall planin e stërvitjes ushtarake për të gjithë polakët

Kryeministri Donald Tusk ka deklaruar se po punohet për t'i bërë të gjithë burrat në Poloni që t’i nënshtrohet trajnimit ushtarak, tha kryeministri Donald Tusk. Në një fjalim në parlamentin polak, Tusk tha se qeveria synon të japë detaje të plota në muajt e ardhshëm.

“Po bëhen përpjekje për të përgatitur trajnime ushtarake në shkallë të gjerë për çdo mashkull të rritur në Poloni”, tha ai. 

"Ne do të përpiqemi të kemi një model gati deri në fund të këtij viti, në mënyrë që çdo mashkull i rritur në Poloni të trajnohet në rast lufte, në mënyrë që kjo rezervë të jetë e krahasueshme dhe adekuate me kërcënimet e mundshme”, shton Tusk.

Ai tha se ushtria ukrainase ka 800,000 ushtarë, ndërsa Rusia ka rreth 1.3 milionë dhe ai dëshiron të rrisë numrin e ushtrisë polake, duke përfshirë rezervistët, në 500,000 nga rreth 200,000 tani.

“Ne po flasim për nevojën për të pasur një ushtri prej gjysmë milioni në Poloni, duke përfshirë edhe rezervistët”, tha ai.

"Duket se nëse i organizojmë gjërat me mençuri dhe po flas vazhdimisht me Ministrin e Mbrojtjes, do të duhet të përdorim disa drejtime veprimi. Kjo do të thotë rezervistët, por edhe stërvitje intensive për t'i bërë ata që nuk shkojnë në ushtri ushtarë të plotë dhe kompetent gjatë një konflikti," shtoi ai.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy