
“Udhëzime për Ndëshkimin e Krimit të Pavarësisë së Tajvanit”. Pekini njoftoi sanksionet të cilat synojnë “separatistët e guximshëm” tajvanezë, të cilat përfshijnë edhe dënimin me vdekje.
Agjencia Xinhua raporton se legjislacioni është zhvilluar nga Gjykata e Lartë, Prokuroria e Lartë, Ministritë e Sigurisë së Shtetit dhe të Drejtësisë.
Krimi i secesionit është i parashikuar në kodin penal kinez, por tashmë është i lidhur ngushtë me çështjen tajvaneze dhe nënkupton shprehimisht dënimin me vdekje.
“Shpata e mprehtë e ligjit do të mbahet gjithmonë lart”, shprehet Sun Ping, zyrtar në zyrën ligjore të Ministrisë së Sigurisë, duke shpjeguar për mediat dispozitën.
Sun Ping theksoi se në rastet më të rënda të secesionizmit, si komploti për pavarësinë e Tajvanit me ndihmën e forcave të jashtme, zbatohet dënimi me vdekje.
Një vendim simbolik, pasi Pekini nuk ka juridiksion mbi Tajvanin, i cili ka një qeveri të zgjedhur lirisht që kontrollon territorin e ishullit, ka një ushtri dhe një sistem gjyqësor.
Por kërcënimi ka një rëndësi të fortë politike: Presidenti Xi Jinping dhe aleatët e tij e kanë përcaktuar presidentin tajvanez si “një separatist të rrezikshëm” dhe për këtë arsye, në krye të listës hipotetike të të pandehurve mund të jetë William Lai Ching-te, i zgjedhur janarin e kaluar.
Hsiao Bi-khim, e zgjedhur si zëvendëspresidente nga Lai pasi ka qenë de facto ambasadore në Uashington, është gjithashtu subjekt i sanksioneve që e përjashtojnë atë nga çdo marrëdhënie me Kinën.

Qeveria e ishullit protestoi duke deklaruar autoritetet në Pekin nuk kanë juridiksion mbi Tajvanin dhe të ashtuquajturat ligjet e komunistëve kinezë nuk shqetësojnë qytetarët tanë.
Ftojmë popullsinë të mos frikësohet.
Megjithatë ligji, bëhet i rrezikshëm për një shtetas tajvanez të udhëtojë në Kinë, duke pasur parasysh shtrirjen e legjislacionit kundër separatizmit. Analistët shpjegojnë se lëvizja e Pekinit ka një objektiv të trefishtë.
“Kjo tregon opinionin publik të Republikës Popullore të Kinës se qeveria po kundërshton me çdo mjet pavarësinë e Tajvanit; i dërgon një sinjal komunitetit ndërkombëtar; paralajmëron tajvanezët”, thotë studiuesi politik Chang Wu-yueh i Universitetit Tamkang në Taipei për Financial Times.
Chang arrin në përfundimin se tajvanezët në rrezik të ndjekjes penale kineze do të bënin mirë të ishin të kujdesshëm përpara se të udhëtonin në një vend që ka një traktat ekstradimi me Pekinin.



