Spitalet plot, të infektuarit qëndrojnë në ambulanca (VIDEO)

Spitalet plot, të infektuarit qëndrojnë në ambulanca (VIDEO)

Përveç mungesës së shtretërve në spitalet e posaçme Covid, një tjetër problematikë që i shoqëron këta pacientë është edhe vonesa në përgjigjen e tamponëve. Kjo qytetare thotë për Tvt se familjari i saj është i detyruar të qëndrojë në ambulancë deri në pritjen e përgjigjes së tamponit.

Situatën e rënduar në spitalet COVID si pasojë e mungesës së shtretërve e konfirmon për TVT dhe mjeku Ilir Allkja, sipas të cilit, numri i rasteve pozitive që autoritetet shëndetësore deklarojnë, nuk është real dhe shumica mjekohen në shtëpi.

Në opinionin e tij, mjeku Allkja, tha se me 300-400 të shtruar në ditë, shtretërit ezaurohen dhe si e tillë, nuk ka një strukturë organizative në shëndetësi, ku pacientët detyrohen të presin në radhë për t'u liruar shtretërit.

"Është një kapacitet dinamik, pasi çdo ditë dalin të shëruar dhe hyjnë të tjerë. Por është në kufijtë e ngopjes, pasi çdo ditë ka ambulanca me të sëmurë që presin të lirohet një vend për t'u transferuar i sëmuri nga ambulanca në shërbimin e urgjencës". 

 

Problematikat që hasen në ambientet e QSUT-së janë nga më të shumtat. TvT ka sjellë në mënyrë të vazhdueshme edhe denoncimet e pacientëve me sëmundje të tjera, të cilët thonë se vëmendja është përqendruar te koronavirusi duke lënë pas dore shërbimet e tjera.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy