
Moti gjatë ditës së sotme parashikohet të jetë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura të cilat do të jenë më të theksuara në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje.
Reshjet e shiut me intensitet të dobëta të karakterit lokal (pika) parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje të territorit. Më pas ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 15 °C
në vendet e ulëta: 7 / 14 °C
në vendet malore: 2 / 12 °C



