Një shtetas shqiptar është vrarë me thikë në Itali, ndërsa trupi i tij është gjetur në rrugë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari 59 vjeç, u vra në komunën Attigliano në provincën e Ternit në rajonin e Umbrias. 59-vjecari shqiptar kishte vetëm pak kohë që ishte trasnferuar të jetonte në komunën Attigliano.
Autoritetet policore italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa 59-vjeçari dyshohet se gjatë ditëve të fundit ishte rënduar psikolgjikisht si pasojë e një sëmundje të rëndë që ishte diagnostikuar më herët.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa autoritetet policore italiane dyshojnë se shqiptari mund të ketë kryer edhe vetëvrasje.



