Opozita jashtëparlamentare bojkoton Zgjedhoren/ Hajdari thirrje PD: Hajdeni në tryezën Zgjedhore, kam kontratën e nënshkruar nga Basha (VIDEO)

Opozita jashtëparlamentare bojkoton Zgjedhoren/ Hajdari thirrje PD: Hajdeni në tryezën Zgjedhore, kam kontratën e nënshkruar nga Basha (VIDEO)

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe protestës së një dite më parë, vetë kryedemokrati Lulzim Basha tha se opozita ka vendosur të bojkotojë takimin e sotëm për Reformën Zgjedhore. Sot në takim ka shkuar vetëm Damian Gjiknuri me Rudina Hajdarin.

Bashkëkryerari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri në një deklaratë për media bën me dije se mbledhja e Reformës Zgjedhore e ditës së sotme nuk është zhvilluarm kjo pqër shkak të mungesës së opozitës jashtëparlamentare.

Gjiknuri i bëri thirrje opozitës të mos mbajë qëndrim duke theksuar se Reforma është neutrale dhe nuk ka asnjë arsye serioze që të ndërpritet. Sakaq theksoi se Reforma duhet të përfundojë brenda muajit maj.

“Fatkeqësisht mbledhja nuk u zhvillua se opozita nuk u paraqit. Nuk kishin komunikim zyrtar. Pavarësisht ngjarjeve mendoj se progresi i Reformës është shumë i rëndësishëm edhe për kapitalizimin.

Procesi i reformës duhet të përfundojë deri në maj. Nuk shoh ndonjë arsye serioze për tu ndërprerë se është neutral dhe ska të bëjë as me opozitën dhe mazhorancën. Dua ti bëj  thirrje opozitës të rimarrin vendet e tyre për të vazhduar procesin. Sot kemi një paketë për të diskutuar. E vetmja zgjidhje që pres është të ulem me opozitën. Jam në komunikim dhe pres që ata të marrin vendin”, tha Gjiknuri.

Deputetja Rudina Hajdari u bwri sot thirrje opozitës jashtëparlamentare që të kthehet në tryezë dhe të reformohet sistemi zgjedhor. Në një reagim për mediat pas një takimi të shkurtër me bashkëkryetarin, Damian Gjiknuri, Hajdari tha se PD duhet të përfundojnë nismat e saj, pasi i është zotuar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që do të reformojë sistemin.

“Nëse e ka seriozisht të mbështet AMT-në, duhet të vijë në tryezë dhe t’i shkojë deri në fund marrëveshjes me me Aleancën. PD duhet të vijë në tryezë dhe të përfundojë një nismë të saj deri në fund, kjo është thirrja ime për Partinë Demorkatike. Jeni angazhuar plotësisht për reformimin e sistemit zgjedhor. Prandaj ju lutem shumë hajdeni dhe të ndryshojmë sistemin zgjedhor”, u shpreh Hajdari.

Ajo ka deklaruar se ishte ajo që i kërkoi bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknurit që të ndërpritej mbledhja për shkak të mungesës së PD.

Hajdari ka theksuar e revoltuar se e mbështet protestën e sotme të teatrit, por kryedemokrati Lulzim Basha duhet të plotësojë kontratën e nënshkruar.

‘Nëse PD e ka seriozisht që të mbështesë Aleancën për Teatrin, duhet të vijë në tryezë se ka bërë një marrëveshje në 25 korrik 2019, që angazhohet për reformimin e sistemit. Teatri u shemb, PD-ja ta çojë të paktën një premtim deri në fund, të vijë këtu. Mos rrijë kot nëpër sheshe. Teatri u shemb, cdo bëjmë tani, mbështesni aleancën për Teatrin, zotohuni për atë që i keni thënë aleancës për të reformuar sistemin. Është në këtë kontratë që PD-ja me kryetar Bashën ka firmosur këtë kontratë me aleancën. Protestën e sotme patjetër e mbështes, por unë jam aktore politike. Unë kam ardhur për ndryshimin e sistemit këtu dhe të mos bëhen peng këta kryetare partie dhe në fund të ditës rrinë me njëri tjetrin.

Basha ka bërë një zotim dhe thotë do të mbroj teatrin dhe zotohem se do të bëhet reformimi i sistemit, po tani ku është Basha. Ta çojë këtë premtim deri në fund. Sot i kërkova Gjiknurit që të mos e vijojmë takimin. Nuk patëm asgjë zyrtare se nuk do të vinin. Do i shkoj kësaj beteje deri në fund, do ja dal apo s’do ja dal nuk e di’, tha Hajdari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy