Këtë vit Ukraina u bë de facto anëtare e NATO-s dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë, shkruan në një mesazh në Facebook ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov, raporton Ukrinform.
2022-shi ishte një vit sfidash të mëdha dhe ndryshimesh të mëdha. Falenderoj ushtarët tanë që ia kanë dalë të shkatërrojnë armikun me dhjetë lloje artilerie perëndimore. Ata kanë mbrojtur me sukses qiejt tanë me IRIS dhe NASAMS (sistemet e mbrojtjes ajrore) dhe kanë treguar se do të jenë në gjendje të përdorin Patriotët në mënyrë efektive. Këtë vit ne jemi bërë de facto pjesë e NATO-s. Ky bashkëpunim do të vazhdojë. Ne vlerësojmë kontributin e secilit partner”.
Ministri theksoi se qeveria do të bëjë çdo gjë që vitin e ardhshëm miliona njerëz të kthehen në Ukrainë dhe ta festojntë Vitin e Ri në shtëpi, me të afërmit e tyre.
"Shpresoj që viti 2023 të jetë viti i fitores sonë!”, u shpreh ai.



