Në orën 10.00 të mëngjesit të sotëm në SPAK është paraqitur avokatja mbrojtëse e ish-kryeministrit Sali Berisha, Klodiana Gjyzari e cila ka firmosur marrjen e akteve por këtë herë për klienten e saj Andia Pustina, ish-drejtoreshën e taksave në bashkinë Tiranë, në kohën kur kjo bashki drejtohej nga Lulzim Basha.
Pustina është nën akuzë për dosjen “Partizani” për veprën penale pastrim parash e cila rezulton si thesari i provave për SPAK.
Në kompjuterin e sekuestruar në zyrën e saj janë gjetur mjaft prova të cilat përfshijnë sipas SPAK një skemë të tjetërsimit të pronave publike dhe pastrimi i parave.
Gazetari Arsen Rusta raporton për MCN Live se në orën 14.00 është thirrur për tu paraqitur Jamarbër Malltezi të cilit do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve dhe marrja e akteve.
Në orën 12.00 do jetë ish-kryeministri Berisha i thirrur për t’u paraqitur.
MCN Live ka mësuar se të dy këta në cilësinë e të pandehurve, se do të jetë seanca e gjykimeve paraprake nëse do i japin statusin e të pandehurit apo do të kërkojnë nga SPAK ribërjen e hetimeve, ose ende kohë shtesë, apo ta pushojë, këto i ka në dorë gjyqtarja e hetimeve paraprake.
As Berisha dhe as Malltezi nuk do të paraqiten ditën e sotme, por do të përfaqësohen me avokatët mbrojtës.
SPAK thotë se në 500 faqe komunikimi i akuzës është bërë gjatë javës që lamë pas ndërsa 44 mijë faqet e fashikullit hetimor me prova dhe dokumentacionin hetimor të SPAK, palët mund të kenë akses që ta marrin edhe fizikisht.
Brenda 10 ditëve, gjykata duhet që nëpërmjet shortit të nxjerrë gjyqtarin e hetimeve paraprake që do të vlerësojë këto hetime.
Gjykata e anatemuar deri në këto momente, Irena Gjoka që ka vendosur masat e sekuestros dhe sigurisë ndaj Berishës dhe Malltezit, nuk do të jetë gjyqtarja e hetimeve paraprake, por do të jetë një trupë tjetër që do të hetojë dhe do të dalë nga shorti elektronik.
Ndaj të pandehurve rëndojnë tre akuza, pastrim parash, korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.



