
Mbreti i Swazilandit Mswati III ka njoftuar se ka riemëruan vendin e ti si Mbretëria e eSwatini.
Monarku njoftoi ndryshimin zyrtar në festimet e Jubileut të Artë për 50 vjetorin e pavarësisë së Swazisë.
Festimet shënuan gjithashtu ditëlindjen e 50 të mbrtetit.
Kombi jugor i Afrikës është një monarki absolute, raporton BBC.
Mbreti, i njohur si Ngwenyama ose "luani", është i njohur për shumë gra të tij dhe për respektimin e veshjes tradicionale.
Swaziland është një anëtar i Komonuelthit.

Nomsa Maseko e BBC në Swaziland thotë se njoftimi i ndryshimit të emrit ka zemëruar disa në vend, të cilët besojnë se mbreti duhet të fokusohet më shumë në ekonominë e ngadaltë të vendit.
Vendi është monarkia e fundit absolute e Afrikës dhe në vitet e fundit demonstruesit kanë bërë thirrje për një ndryshim në demokraci.
Sobhuza II mbretëroi për 82 vjet, ndërsa mbreti Mswati III ka aktualisht 15 gra. Sipas një biografie thuhet se babai i tij mori 125 gra gjatë sundimit të tij.
Ndërkohë që ndryshimi zyrtar i emrit ishte i papritur, Mbreti Mswati III ka qenë duke iu referuar viteve të fundit në Svaziland si Mbretëria e Swatini.
Ky ishte emri që mbreti përdorte kur ai iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vitin 2017 dhe në hapjen e parlamentit të vendit në vitin 2014.



